E martë, 23 Qershor, 2026

Ambasada Amerikane: SHBA-ja e gatshme ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë ku përfshihet edhe gazi i lëngshëm

Ndaj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në një përgjigje për RTV21 kanë thënë se janë të gatshme të bashkëpunojnë me industrinë energjetike amerikane dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me industrinë energjetike amerikane dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, përfshirë edhe gazin natyror të lëngshëm amerikan (LNG).”, thuhet në përgjigjene Ambasadës.

Përgjigja e Ambasadës së SHBA-ve pason intensifikimin e thirrjeve që Kosova të përfshihet në projektin rajonal për furnizim me gazin e lëngshëm natyror

Lexo më shumë

Të tjera