Sektori bankar në Kosovë vazhdon të mbetet ndër sektorët më fitimprurës në vend. Sipas raportit të Shoqatës së Bankave të Kosovës për periudhën janar-prill 2026, dhjetë bankat komerciale kanë realizuar së bashku 59.5 milionë euro fitim neto, ndërsa të ardhurat totale kanë arritur në 142.7 milionë euro, shkruan Kujdestari.info.
Në krye të listës për nga fitimi neto renditet Raiffeisen Bank Kosovo, me 9.48 milionë euro, e ndjekur nga NLB Bank me 12.28 milionë euro dhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT) me 11.87 milionë euro. Megjithatë, nëse shikohet vetëm fitimi neto, NLB Bank mban pjesën më të madhe të fitimit të sistemit bankar me 20.6%, ndërsa BKT me 19.9% dhe Raiffeisen me 15.9%.
Nga ana tjetër, Raiffeisen mbetet banka më e madhe në vend për nga asetet, me rreth 1.93 miliardë euro, ose 20.2% të gjithë aseteve të sistemit bankar. Pas saj renditen NLB Bank me 1.64 miliardë euro dhe BKT me 1.54 miliardë euro.
Raporti tregon gjithashtu se qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të mbajnë një pjesë të konsiderueshme të kursimeve në banka. Depozitat kanë arritur në 7.85 miliardë euro, ndërsa kreditë neto kanë shkuar në 6.79 miliardë euro, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të aktivitetit bankar. /Kujdestari.info/
