Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për vitin 2025, sipas të cilave evidentohet zhvillim pozitiv në tregtinë e jashtme të Kosovës.
Vëmendje kanë marrë marrëdhëniet tregtare me Zvicrën dhe Holandën.
Sa i përket Zvicrës, bilanci pozitiv tregtar është rritur me 11.8%, duke arritur në 51.1 milionë €, transmeton albinfo.ch. Bëhet e ditur se eksportet kanë shënuar rritje prej 15.1%, ndërsa mbulueshmëria e importeve nga eksportet mbetet shumë e lartë, 205.9%.
Ndërkohë me Holandën, deficiti tregtar është zvogëluar me 21.4%, duke rënë nga 34.4 milionë € në 27.1 milionë €, ndërsa eksportet janë rritur me 13.3%, ndërsa importet kanë shënuar rënie prej 6.7%.
“Këto të dhëna pasqyrojnë potencialin e prodhuesve dhe eksportuesve kosovarë në tregjet ndërkombëtare, si dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
