E martë, 9 Qershor, 2026

Investimet e huaja rriten, por mbeten larg transformimit ekonomik

Ndaj

Kosova ka regjistruar rritje të investimeve të huaja direkte gjatë tre muajve të parë të vitit, por shifrat vazhdojnë të mbeten modeste në raport me nevojat e ekonomisë dhe deficitin tregtar që kalon 1.2 miliard euro, raporton Kujdestari.info.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja direkte deri në fund të marsit 2026 arritën në 215.55 milionë euro, ose 7.81 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, kjo shumë mbetet dukshëm më e ulët se deficiti tregtar prej 1.27 miliard eurosh që vendi regjistroi në të njëjtën periudhë.

Ekspertët ekonomikë prej vitesh kanë theksuar se rritja e qëndrueshme ekonomike kërkon investime prodhuese që gjenerojnë eksporte dhe vende pune, ndërsa ekonomia e Kosovës vazhdon të dominohet nga konsumi dhe importi. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera