Balkans Blockchain Summit bëri bashkë në Prishtinë qindra entuziastë të kroptovalutave dhe blockahin si dhe folës nga vende të ndryshme. Në bashkëpunim me Binance, Samiti diskutoi temat e shumta për rritjen e besimit në kripto në botë dhe në Ballkan, potencialin e Kosovës përshtaten me intelegjencën artificiale, blockchain-in, kripton dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale në rajon.
Njëra nga folëset kryesore në hapje ishteRachel Conlan, Drejtoresha Globale e Marketingut të Binance e cila vizitoi Kosovën për herë të pare. Gjatë kësaj vizite një ditore, Conlan ishte e ftuar edhe në Publika Podcast, ku foli për përshtypjet nga Kosova, potencialin e tregut lokal dhe interesimin në rritje për teknologjitë e reja financiare.
Që në fillim të bisedës, ajo e përshkroi Prishtinën si një vend me mikpritje të ngrohtë dhe me energji që vërehet shpejt. “Ajo që më ka mahnitur janë ngjashmëritë, njerëzit shumë mikpritës dhe energjia që ndihet këtu”, tha Conlan, duke shtuar se Samiti në Prishtinë e tregoi më së miri shpirtin sipërmarrës të komunitetit lokal.
Për Binance, vizita në Kosovë lidhet me rritjen e interesimit për kripto dhe blockchain në Ballkan, si dhe me nevojën për të qenë më afër përdoruesve dhe komuniteteve që po e shtyjnë përpara këtë industri. Conlan tha se këto takime janë të rëndësishme sepse i japin kompanisë mundësinë të dëgjojë drejtpërdrejt nga përdoruesit, themeluesit e startup-eve, politikëbërësit dhe rregullatorët.
Binance është bursa më e madhe globale e kriptove, me mbi 300 milionë përdorues dhe prezencë në më shumë se 180 tregje. Megjithatë, Conlan theksoi se rritja nuk matet vetëm me numra. Sipas saj, për të ndërtuar besim afatgjatë, kompania duhet të kuptojë tregjet ku operon dhe të jetë e pranishme aty ku zhvillohet komuniteti.
“Kosova ka disa përparësi që e bëjnë të veçantë në rajon: një popullsi të re, interes të madh për teknologjinë dhe gatishmëri për të kuptuar se si blockchain-i mund të përdoret në mënyrë praktike. Këtu vërehet një dëshirë reale për të parë se si kjo teknologji mund të lidhet me sistemet ekzistuese dhe të sjellë vlerë për qytetarët” ka thënë Conlan në Podcastin “Publika”
Edukimi ishte një nga temat kryesore të intervistës. Conlan tha se rritja e industrisë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa njohuri dhe pa përdorues të informuar. Për këtë arsye, Binance investon në iniciativa edukative si Binance Academy, ku përdoruesit mund të mësojnë për kripton, blockchain-in, sigurinë dhe mënyrat e përgjegjshme për t’u përfshirë në këtë ekosistem.
Këshilla e saj për të rinjtë në Kosovë ishte e thjeshtë: të mos hyjnë në këtë industri pa e kuptuar. Fillimi, sipas saj, duhet të jetë edukimi, kërkimi personal dhe kuptimi i rrezikut. Ajo përmendi edhe shprehjen e njohur në komunitetin e kriptove, DYOR “do your own research” si parim që secili duhet ta ketë parasysh para se të investojë, të ndërtojë apo të eksperimentojë me blockchain.
Në intervistë me autoren Gresa Bajrami u fol edhe për keqkuptimet që vazhdojnë ta shoqërojnë industrinë. Conlan tha se një nga perceptimet më të zakonshme është ideja se kripto lidhet automatikisht me mashtrim. Ajo theksoi se blockchain-i, për shkak të transparencës dhe mundësisë së gjurmimit on-chain, mund të ndihmojë në identifikimin më të shpejtë të aktiviteteve të dyshimta. Binance, sipas saj, ka ekipe të mëdha që punojnë në pajtueshmëri, siguri dhe bashkëpunim me autoritetet në tregje të ndryshme.
Duke folur për rritjen e Binance, Conlan e lidhi suksesin me fokusin e vazhdueshëm te përdoruesi. Sipas saj, kompania ka ndërtuar një komunitet të fortë global sepse ka dëgjuar përdoruesit dhe ka punuar për t’i bërë produktet më të kuptueshme, më të sigurta dhe më të përdorshme.
Vizita e Rachel Conlan në Prishtinë vjen në një kohë kur interesimi për blockchain dhe financa digjitale po rritet në Kosovë dhe në gjithë rajonin. Për komunitetin lokal, prania e Binance në Balkans Blockchain Summit është një tregues se tregu po merr më shumë vëmendje nga aktorët globalë të industrisë.