E premte, 29 Maj, 2026

Dyshohet se nga 2019-ta mori pagën e nuk doli kurrë në punë, arrestohet zyrtari i Komunës së Kllokotit

Ndaj

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një të dyshuar me inicialet S.S, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, ka marrë pagë mujore përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës.

Kësisoji më këto veprime dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro.

Ndaj të pandehurit kanë filluar hetimet si dhe Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se brenda afateve kohore do të parashtrohet kërkesa për sigurimin e të pandehurit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Lexo më shumë

Të tjera