E premte, 29 Maj, 2026

Çka tha Doarsa Kica-Xhelili pas shkrimit për kompanitë e energjisë ku aksionarë janë bashkëshorti dhe bashkëpartiaku i saj?

Ndaj

Pas publikimit të shkrimit të Kujdestari.info lidhur me dy kompanitë energjetike ku figuron bashkëshorti i saj, ka reaguar ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, duke dhënë sqarime publike për natyrën e biznesit.

Gjatë një paraqitjeje në RTV Dukagjini, Kica-Xhelili tha se nuk bëhet fjalë për transport apo tregtim të energjisë elektrike, por për një park të vogël solar që synon prodhimin e energjisë elektrike.

Ajo theksoi se projekti është privat dhe se nuk ka përfshirje të saj në biznes.

Nga ana tjetër, kujtojmë se sipas të dhënave të regjistrimit të bizneseve, kompanitë “Living Energy” dhe “Living Energy Tech”, përveç aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike, kanë të regjistruar edhe aktivitetin primar “transmetimit i energjisë elektrike”, çka nënkupton bartjen dhe transportimin e energjisë përmes rrjetit elektrik, e jo domosdoshmërisht tregtimin apo shitblerjen e saj. /Kujdestari.info

Deklarata e plotë e saj:

Shkrimi plote:

Energjia “ndez” politikën: Ish-kandidati për deputet Berat Rukiqi dhe bashkëshorti i Doarsa Kica-Xhelili hapin kompani për tregtim me energji

 

Lexo më shumë

Të tjera