E hënë, 25 Maj, 2026

Hysen Durmishi futet në biznes, kompania hapet nga bashkëshortja e tij

Ndaj

Formularët më të fundit të deklarimit të pasurisë për deputetët gjatë vitit 2026 kanë sjellë detaje të reja mbi ndryshimet në gjendjen e tyre financiare, raporton Kujdestari.info. Në mesin e të dhënave të publikuara bien në sy investime të reja, blerje pronash dhe përfshirja e familjarëve të zyrtarëve në aktivitete biznesore, shkruan Kujdestari.info.

Ish-zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili më herët kishte deklaruar vështirësi financiare, tani ka raportuar hapjen e një biznesi nga bashkëshortja e tij me emrin “Hana Botanics SH.P.K.”, kompani që merret me ndërmjetësimin për shitjen e produkteve të specializuara.

Biznesi figuron të jetë hapur më 10 shtator 2025 në Prishtinë. Aktivitet kryesor i kompanisë është “aktivitetet e ndërmjetësimit të specializuar për shitjen e produkteve të veçanta”.

Hysen Durmishi, vitin e kaluar, ka qenë ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ai ishte emëruar në këtë pozitë pas largimit nga ministria të Liburn Aliut, ndërsa për disa vite kishte ushtruar detyrën e zëvendësministrit. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera