E enjte, 19 Shkurt, 2026

Nafta në Kosovë: Kush po e kontrollon, nëse po e kontrollon?

Ndaj

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, brenda tregut në Kosovë nuk është bërë asnjë kontroll i cilësisë së derivateve të naftës. Kështu thotë pronari i laboratorit “Sierra Lab”, Jakup Gashi për emisionin “Shtylla”, i cili është prodhim i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Gashi tregon se mungesa e kontrollit ka hapur rrugë për manipulime me cilësinë e naftës – duke dëmtuar drejtpërdrejt automjetet dhe konsumatorët.

Ndërsa, Selatin Kaçaniku nga Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit ka kritika për mungesën e vullnetit politik në mbrojtjen e qytetarëve.

Në media është raportuar disa herë për dëmet që pronarët e automjeteve kanë pasur nga nafta jo cilësore me të cilën janë furnizuar.

Edhe qytetarët të cilët i kemi intervistuar, pohojnë se nafta që e përdorin nuk është cilësore.

Por përveç dëmeve tek automjetet, dëmeve financiare për kuletën e shtetit e dëmeve tjera ekonomike, edhe më shqetësues është fakti që nafta jo cilësore ndikon direkt në shëndetin tonë.

Pulmologu, Besim Morina thotë se djegia e karburanteve e naftës nga automjetet paraqet ndotjen kryesore të ajrit si në Kosovë.

Në mars të këtij viti, ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nënshkroi marrëveshje me Doganën e Kosovës për kalimin e analizave nga laboratorët privatë tek ai shtetëror. Në njoftimin zyrtarë të kësaj ministrie për këtë marrëveshje u theksua:

E këtë marrëveshje, Jakup Gashi nga laboratori “Sierra Lab” e quan të paligjshme.

Ekipi i emisionit “Shtylla” ka kontaktuar edhe kryetarin e shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, lidhur me këtë marrëveshje, nëse është duke u kontrolluar cilësia e derivateve brenda tregut por edhe nëse vet në biznesin e tij ka pasur ndonjë kontroll të cilësisë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Por, Berjani është përgjigjur duke thënë se “Jam në pushim”.

Njëjtë por pa treguar se janë në pushim, kanë vepruar edhe ministria e Industrisë dhe Dogana e Kosovës. Ata kanë zgjedhur heshtjen përballë pyetjeve tona.

Ndiqeni emisionin “Shtylla” këtu:

Përndryshe, emisioni “Shtylla”, do të realizohet çdo javë, dhe i dedikohet ekskluzivisht ekonomisë, ku do të ketë hulumtime, rrëfime ekskluzive, statistika, financa, por jo vetëm kaq.

Lexo më shumë

Të tjera