Zyra e Presidentit të Kosovës, e ka anuluar tenderin për Shërbime të autolarjes të veturave zyrtare, për nevojat e ZPRK-së, shkruan Kujdestari.info.
Në arsyetimin e anulimit, thuhet se operatori ekonomik i cili e kishte fituar këtë tender nuk ka shkuar për ta nënshkruar kontratën dhe është tërhequr nga ajo.
“Për arsye te rrethanave krijuar operatori ekonomik nuk mund te vazhdon me nënshkrimin e kontrates siq e ka cekur në emailine e dorëzuar”, thuhet në arsyetimin e ZPRK-së.

Në tenderin e shpallur me 5 gusht, e për të cilin ishin paraparë 3 mijë e 500 euro, kishin ofertuar tre Operator Ekonomik.
Afërdita Bajçinca B.I, e kishte fituar tenderin si Operatori me ofertën më të lirë prej 2 mijë e 630 euro. /Kujdestari.info/
