E hënë, 19 Maj, 2025
HomeAktualeVrasje e dyfishtë në...

Vrasje e dyfishtë në Vushtrri

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e së hënës në Vushtrri, më 24.03.2025.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni ka konfirmuar se një grua dhe një burrë janë viktima në këtë rast.

Deri më tani ende nuk është zbardhur relacioni i viktimave, por që ngjarja ka ndodhur afër një nënkalimi në Vushtrri.

“Mund të ju konfirmoj se kemi dy viktima, një grua dhe një burrë. Ende nuk dihet rrethanat që kanë çuar deri te rasti, prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes”- tha Preteni.

Deri më tani ende nuk dihen motivet që quan deri te kjo vrasje ndërsa njësi të shumta policore bashkë edhe me Drejtoreshën e Policisë së rajonit të Mitrovicës si dhe prokurorin kujdestar në këtë regjion kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Brenda 24 orëve të fundit, dy raste të vrasje janë regjistruar në Vushtrri.

Mbrëmjen e së dielës, një 19-vjeçar mbeti i vrarë pas të shtënave me armë në qytetin e Vushtrrisë, nga një i dyshuar i moshës së njëjtë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa e ka pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria në Mitrovicë bëri kërkesën e paraburgimit.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -