Sot, më 15.10.2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa Policia njoftoi se për shkak të kësaj vizite do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.