Të premtën, Ministria e Arsimit, e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka hapur aplikimin për gjithë prindërit për subvencionimin e materialeve shkollore për vitin shkollor 2025/2026, shkruan Kujdestari.info.
Në njoftim thuhet se nga dita e premte, prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.
Për vitin shkollor 2025/2026, subvencionet do të ndahen si vijon:
80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.
Tekstet për klasat VI-IX sipas MASHTIT do të përdoren nga gjenerata e kaluar, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016, një praktikë e zbatuar edhe vitin e kaluar.
Procesi i aplikimit këtë vit konsiderohet më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve të regjistruara më parë mbeten aktive.