E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Valentina Rexhaj autorja e parë shqiptare që bëhet Top 3 Amazon Bestseller në tri kategori të ndryshme

Ndaj

Në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, libri Një Fillim i Ri i autores Valentina Rexhaj arriti një nga sukseset më të mëdha në platformën Amazon, duke u renditur ndër librat më të shitur globalisht në tri kategori njëkohësisht.

Ky moment shënon më shumë se një arritje letrare. Përfaqëson kurorëzimin e një rruge të ndërtuar me vizion, besim dhe përkushtim të palëkundur ndaj zhvillimit personal dhe transformimit të brendshëm.

Valentina është themeluese e Akademisë së Zhvillimit Personal, një platformë që ndër vite ka shërbyer si hapësirë transformimi për mijëra njerëz. Përmes programeve edukative, trajnimeve, meditimit të udhëhequr, retreat-eve dhe mentorimit të thellë, ajo ka ndihmuar individë nga vende të ndryshme të thyejnë kufijtë mendorë, të shërojnë plagët emocionale dhe të krijojnë një realitet të ri për veten e tyre.

Transformimet që kanë ndodhur përmes punës së saj janë dëshmi konkrete se ndryshimi nuk është teori, por praktikë e jetueshme. Qasja e Valentines bashkon spiritualitetin, inteligjencën emocionale dhe veprimin e vetëdijshëm, duke krijuar rezultate reale dhe të qëndrueshme.

Si autore, Valentina ka botuar pesë libra, të cilët fokusohen në vetëdije, fuqizim personal dhe rikthim tek vetja autentike. Libri Një Fillim i Ri, tashmë Amazon Bestseller, është një thirrje për guxim, për transformim dhe për hapjen e një kapitulli të ri në jetë.

Historia e Valentines është historia e një gruaje që ka besuar në vizionin e saj edhe atëherë kur rezultatet ende nuk dukeshin. Sot, suksesi në Amazon është konfirmimi se besimi, kur shoqërohet me veprim dhe integritet, shndërrohet në realitet.

Deri tani e lexonim vetëm në shqip, tani edhe për Valentinen ky është vetëm nisja e një fillimi të ri .

Lexo më shumë

Të tjera