Aktuale

Vala 900 njofton klientët: Bartja e numrave nuk mund të realizohet gjatë vikendit

Nga Kujdestari Media

Vala 900 ka njoftuar klientët se bartja e numrave nga operatorët e tjerë të telefonisë mobile nuk mund të realizohet gjatë ditëve të vikendit, duke bërë të ditur se kërkesat e parashtruara në këto ditë do të trajtohen të hënën.

Përmes një njoftimi publik, Vala 900 ka sqaruar se ky kufizim bazohet në rregulloren e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Sipas njoftimit, klientët që dëshirojnë të kalojnë numrin e tyre në rrjetin e Vala 900 gjatë vikendit duhet të kenë parasysh se procedura e bartjes nuk mund të përfundojë në këto ditë.

“ Nëse ndodh të parashtroni kërkesën gjatë ditëve të vikendit, ajo do të trajtohet vetëm ditën e hënë”, thuhet në njoftimin e operatorit.

Vala 900 ka kërkuar mirëkuptimin e klientëve, duke theksuar se ky kufizim nuk varet nga kompania. Njëkohësisht, operatori ka shprehur mirënjohjen për interesimin e qytetarëve për t’iu bashkuar rrjetit të saj, duke bërë të ditur se bartja e numrave mund të realizohet gjatë orarit të punës, në ditët e javës. /Kujdestari.info/