Shkalla e analfabetizmit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit. Nga rreth 50 mijë persona mbi moshën 10 vjeç që nuk dinin shkrim e lexim në vitin 2011, ky numër ka zbritur në 31 mijë në vitin 2024.
Kjo nënkupton se sot gati 98 për qind e popullsisë di shkrim e lexim, duke dëshmuar përmirësim të ndjeshëm në fushën e arsimit.
-
2011 – 3,85% e popullsisë ishin analfabetë
-
2024 – 2,27% e popullsisë mbeten analfabetë
Megjithatë, të dhënat tregojnë një pabarazi të theksuar gjinore: 79,7% e analfabetëve janë gra.
