Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka bërë të ditur se gjysma e parë e vitit 2026 ka shënuar rezultatin më të mirë ndonjëherë sa i përket kthimit nga investimet, shkruan Kujdestari.info.
Sipas njoftimit të Trustit, kthimi bruto nga investimet për periudhën 1 janar – 30 qershor 2026 ka arritur në rreth 312 milionë euro, duke përbërë rekordin më të lartë të realizuar në një periudhë gjashtëmujore në historinë e institucionit.
FKPK njofton se, kur kësaj shume i shtohen edhe kthimet bruto të realizuara gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, të cilat arrijnë në 644 milionë euro, rezulton se nga 1 janari 2023 deri më 30 qershor 2026 janë akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet.
Sipas Trustit, këto rezultate pasqyrojnë performancën pozitive të investimeve të fondit gjatë viteve të fundit dhe ndikojnë në rritjen e vlerës së kursimeve pensionale të kontribuuesve. /Kujdestari.info/
