Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) e ka nisur me ritëm shumë pozitiv vitin 2026, duke shënuar rritje të ndjeshme të mjeteve nën menaxhim dhe kthim të lartë nga investimet që në javët e para të vitit, shkruan Kujdestari.info.
Sipas të dhënave të publikuara më 11 shkurt 2026, mjetet neto nën menaxhim kanë arritur në 3,897,972,919 euro, ndërsa fitimi nga investimet si përqindje e mjeteve nën menaxhim ka arritur në 28.83%.

Krahasuar me fundin e vitit 2025, kur mjetet nën menaxhim ishin 3,757,805,308 euro, rezulton se Trusti ka rritur asetet për rreth 140 milionë euro në vetëm gjashtë javët e para të vitit.
Viti 2025 u mbyll me një kthim bruto nga investimet prej 312 milionë euro, krahasuar me rreth 244 milionë euro në vitin 2024. Kjo do të thotë se vetëm në dy vitet e fundit, Trusti ka akumuluar rreth 556 milionë euro kthim bruto nga investimet. /Kujdestari.info/