E martë, 16 Dhjetor, 2025

Trump kërcënon Kinën: Dogana 200 për qind nëse nuk dërgojnë magnete në SHBA

Ndaj

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të vendosë tarifa doganore prej 200 për qind mbi importet e mallrave kineze nëse Pekini nuk siguron furnizime të besueshme të magneteve nga elementët e rrallë tokësorë për SHBA-të.

“Duhet të na japin magnetet. Nëse nuk na japin magnetet, do të jemi të detyruar t’u vendosim taksë doganore prej 200 për qind, ose diçka të tillë”, deklaroi në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan pranoi se masa të tilla ekstreme në praktikë do të ndalonin tregtinë me Kinën, duke shtuar se ky skenar, nëse bëhet i domosdoshëm, do të ishte i pranueshëm për SHBA-të.

Elementët e rrallë tokësorë janë lëndë të para thelbësore për teknologjinë moderne dhe përdoren në prodhimin e telefonave mobil, turbinave me erë, automjeteve elektrike dhe pajisjeve ushtarake.

Magnetet nga këto metale luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm.

Kina është lider botëror në prodhimin dhe përpunimin e elementëve të rrallë tokësorë, ndërsa SHBA-të varen nga importi.

Në kulmin e luftës tregtare, Pekini kishte kufizuar eksportin e metaleve të rrallë dhe magneteve.

Lexo më shumë

Të tjera