E martë, 19 Gusht, 2025

Trump i drejtohet shefit të Intel: Menjëherë jep dorëheqje

Ndaj

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që drejtori ekzekutiv i Intel, Lip-Bu Tan, të japë menjëherë dorëheqjen për shkak të një konflikti të mundshëm interesi.

Trump ka shkruar në platformën Truth Social se “nuk ka zgjidhje tjetër për këtë problem”, duke iu referuar investimeve të Tan në kompani kineze, disa prej të cilave janë të lidhura me ushtrinë e Kinës.

Ky zhvillim ka ndikuar negativisht në tregun e aksioneve, duke çuar në një rënie prej më shumë se 4 për qind të çmimit të aksioneve të Intelit.
Një hetim i reuters ka zbuluar se Tan ka investuar mbi 200 milionë dollarë në qindra kompani kineze, përfshirë disa që janë të lidhura me ushtrinë e Kinës, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare amerikane.

Kjo ka shtuar presionin ndaj Intelit, i cili po përballet me konkurrencë të ashpër nga TSMC dhe Nvidia në tregun e çipave për inteligjencën artificiale.

Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, vlera e aksioneve të Intel ka rënë për më shumë se 4 për qind para hapjes së tregut, duke reflektuar pasigurinë e investitorëve për të ardhmen e kompanisë.

Lexo më shumë

Të tjera