E shtunë, 14 Mars, 2026

Trepça zbulon 18 prona të reja- gati 18 hektarë jashtë evidencave

Ndaj

Në kuadër të procesit të unifikimit të emërtimeve, Trepça Sh.A. ka përmbyllur fazën e parë dhe ka hyrë në fazën e dytë të identifikimit të pronave të tjera, raporton Kujdestari.info.
Deri tani janë evidentuar edhe 18 parcela me sipërfaqe të përgjithshme prej 17.9244 hektarësh, të cilat më herët nuk figuronin në librat e ndërmarrjes dhe nuk kane të përcaktuar titullarin e pronësisë.
“Këto prona do të përfshihen në evidencat financiare të ndërmarrjes. Paralelisht do të nisin procedurat për përcaktimin e titullarit, sipas legjislacionit në fuqi. Pas përfundimit të këtij procesi, do të bëhet edhe vlerësimi financiar në përputhje me procedurat përkatëse:. ka njoftuar Trepça Sh.A.
Njëkohësisht, u bëhet thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtari në këto parcela dhe të tjerat me Pronësi Trepça sh.a. të paraqesin kërkesë për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale me Trepça Sh.A. Në të kundërt, ndërmarrja do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për lirimin e pronës. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera