E martë, 19 Gusht, 2025

Tregu i lirë i energjisë, Ajvazi pyet KEK-un dhe ZRRE-në: Pse po fshihet fatura e qershorit?

Ndaj

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kosovarë, Kushtrim Ajvazi ka shprehur habinë e tij me mos-shpërndarjen e faturave të qershorit për shpenzimin e energjisë elektrike për bizneset.

Ajvazi ka vlerësuar se kanë kaluar 18 ditë nga përfundimi i muajit qershor, por asnjë faturë energjie nuk është lëshuar nga KEK për bizneset e detyruara të dalin në tregun e ashtuquajtur “të lirë”.

“Kanë kaluar 18 ditë nga përfundimi i muajit qershor, por asnjë faturë energjie nuk është lëshuar nga KEK për bizneset e detyruara të dalin në tregun e ashtuquajtur “të lirë”. Urojm që ky mos të jetë veprim i qëllimshëm – i koordinuar hapur me ZRRE –i cili nuk është tjetër veçse përpjekje për të fshehur të vërtetën, për të mos lënë gjurmë të dëmit të jashtëzakonshëm financiar që po u shkaktohet bizneseve në këtë proces të paligjshëm dhe të dhunshëm”, ka shkruar Ajvazi.

Sipas tij, moslëshimi i faturës është një indikator i qartë i manipulimit me prova.

“Vetë mos-lëshimi i faturës është një indikator i qartë i manipulimit me prova. Mos lëshimi i faturave po shihet si tentativ e vonimit të  transparencës derisa rastet të shkojnë në shkallë të dytë në Gjykatën Komerciale – me shpresën se mungesa e faturave do ta bëjë më të vështirë provimin e dëmit në proceset gjyqësore”, shkruan ai.

Sipas tij, kjo qasje është jo vetëm e papranueshme, por edhe e paligjshme.

“Faturimi është detyrim ligjor dhe bazë e transparencës financiare. Çdo ditë që kalon pa faturë është dëshmi që ky sistem është ngritur jo për të liberalizuar tregun, por për ta mbuluar zhvatjen dhe dështimin. Kërkojmë menjëherë: Sqarim publik për arsyen e vonesës. Hetim nga autoritetet për këtë praktikë të qëllimshme të fshehjes së dëshmive. Të gjithë ata që po mbajnë anën e këtij procesi në heshtje, janë bashkëpërgjegjës për dëmin që po i shkaktohet ekonomisë së vendit”, shkruan ai.

Bizneset e Kosovës kishin organizuar protesta kundër vendimit të ZRRE për tregun e lirë energjetik, pasi sipas përfaqësuesve të bizneseve një veprim i tillë do të krijonte një ekonomi të rënduar në Kosovë. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera