E shtunë, 14 Mars, 2026

Tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria ndalohen në Kroaci – kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

Ndaj

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.

Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat.

Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati i analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar  është 0.01mg\kg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mg\kg.
Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.

Ndërsa në datën 22 gusht po shteti Kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjakë, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.

Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin karencë. Më pas kjo sjell jo vetëm pasojë financiare për eksportuesin shqiptar, por edhe një ulje të vlerës së prodhimeve ‘Made in Albania’.

Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.

“Në përgjithësi grupet e insecticide që në kë rast është tepër toksik duke shkaktuar sëmundje alergjike apo rënie të  imunitetit të njeriut, por duke sjellë edhe probleme tek ripordhimi, që do të thotë mund të shkaktojnë vështirësi në ciklin e prodhimit apo vështirësi. “

Lexo më shumë

Të tjera