Radio Televizioni i Kosovës ka shpërblyer kompaninë “Hib Petrol” me kontratë për furnizim me naftë, pa pasur fare konkurrencë nga kompani të tjera.
Radio Televizioni i Kosovës ia ka besuar kompanisë “Hib Petrol” një kontratë për furnizim me naftë dhe derivate, pa zhvilluar asnjë procedurë konkurruese.
Tenderi, ka për qëllim të mbulojë nevojat e RTK-së për një periudhë njëvjeçare, duke përfshirë automjetet zyrtare, gjeneratorët dhe ngrohjen qendrore të objektit të institucionit.
Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara në platformën e prokurimit publik, shihet se për tender kjo kompani ka qenë e vetme në garë, shkruan Kujdestari.info.

“Furnizim me derivate për nevojat e RTK-së. Data e nënshkrimit te kontratës: 10.09.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 1 Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: HIB PETROL SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 4,005.00 euro. Vlera e parashikuar e kontratës: 57,000.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.


Në dosjen e tenderit tregohet pse po bëhet kjo kontratë.
“Qëllimi i kontratës është të përcaktohen kushtet që rregullojnë furnizimet me derivate për nevojat e RTK-së, si në vijim. Furnizim me karburante për nevojat e RTK-së për periudhën NJË (1) vjeçare, për permbushjën e nevojave te mjeteve motorike zyrtare të AK-RTK-së, si dhe gjeneratorëve dhe funksionimin e ngrohjes qendrore në objektin e RTK-së, sipas specifikacionit teknik të bashkangjitur”.
Po ashtu është bërë me dije se derivatet e blera do të përdorën për disa vetura, gjenerator e nxemese .
1 Naft/Dizel-10PPM për vetura Litër 22000
2 Benzin Eurosuper 95 për vetura Litër 10000
3 Generator/Agregat Naftë/Dizel 10PPM Litër 3000
4 Nxemje Naftë/Dizel 10PPM për ngrohje Litër 10000
RTK ka treguar se kompania fituese duhet të jetë e gatshme të ofroj çmimin ditor të derivateve, po ashtu dhe ta bëj transportin e derivateve.
“Operatori Ekonomik është i OBLIGUAR që të siguroj çmimin ditor të Plat’s në fillim të çdo muaji në mënyre që llogaritet çmimi p kërfundimtar për muajin paraprak, dhe të njejtin t’ia dërgoj autoritetit kontraktues. Gjithashtu OE, është i obliguar që të bëjë transportin e derivative për gjeneratorë dhe për ngrohje qëndrore sipas kërkesës së AK-RTK-së, dhe të ketë se paku një pikë për mbushjën e veturave në rrethinë të Prishtinës”./Kujdestari.info/.
