Më 31 dhjetor 2025, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e drejtuar nga Rozeta Hajdari, ka hapur procedurë të re të prokurimit publik për furnizim me grurë për nevojat e Rezervave Shtetërore. Vlera e këtij tenderi është rreth 2 milionë euro, ndërsa sasia e planifikuar për furnizim arrin në 6,650 ton grurë, sipas njoftimit zyrtar të publikuar në platformën e e-Prokurimit, shkruan Kujdestari.info
Ky aktivitet i prokurimit vjen pas një vendimi të MINT-it për anulimin e të gjitha ofertave të pranuara, me arsyetimin se asnjë prej operatorëve ekonomikë nuk ishte i përgjegjshëm dhe nuk i përmbushte kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit. Vendimi për anulim është formalizuar më 29 dhjetor 2025, duke i dhënë fund procedurës së mëparshme të prokurimit për furnizim me grurë për rezervat shtetërore.

Ndryshe nga hera e kaluar, kur tenderi për rezerva shtetërore ishte zhvilluar në rrethana të mbyllura dhe ishte cilësuar si “top sekret”, këtë herë procedura është hapur publikisht. Megjithatë, zhvillimet e fundit rikthyejn sërish vëmendjen te ky proces, pasi një operator ekonomik ka paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), duke kundërshtuar vendimin e MINT-it për anulimin e tenderit.
Sipas ankesës së dorëzuar në OSHP, kompania Euro Ver Sh.P.K. pretendon se është eliminuar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik. Ankesa argumenton se dokumentet e përshtatshmërisë, përfshirë vërtetimin nga gjykata dhe atë nga Administrata Tatimore e Kosovës, janë refuzuar padrejtësisht për shkak të datës së lëshimit të tyre, ndonëse, sipas ankuesit, ato dëshmojnë qartë se operatori ka qenë i përgjegjshëm brenda periudhës ligjore të kërkuar
Rrjedhimisht, tenderi 2 milionë euro për furnizim me grurë për rezervat shtetërore ka përfunduar në OSHP, ku pritet të shqyrtohet ligjshmëria e veprimeve të Autoritetit Kontraktues dhe të vendoset nëse anulimi i procedurës ka qenë i bazuar apo jo. Vendimi i OSHP-së pritet të përcaktojë edhe fatin e mëtejmë të këtij aktiviteti të prokurimit, i cili lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore dhe rezervat strategjike të shtetit.
Kjo procedurë zhvillohet tash kur ministrja Rozeta Hajdari është duke u përballur me proces gjyqësor pikërisht për një tender të mëhershëm të rezervave shtetërore, çështje që vazhdon të jetë në shqyrtim nga organet e drejtësisë. Kjo situatë ka shtuar edhe më tej interesimin publik për mënyrën se si po menaxhohen tenderët milionësh në këtë dikaster.
Grumbullimi i rezervave shtetërore ka nisur qe disa vjet. Ato mund të shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste të luftës apo fatkeqësive të ndryshme natyrore.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari, ne 2023 kishte shpallur tre tenderë të ndryshëm për furnizim me rezerva shtetërore. Përmes tyre do të blihej grurë, produkte të ndryshme ushqimore, batanije e thasë për fjetje.


Të tre kanë dështuar ne vitin 2024. Njëri edhe pse ka pasur ofertë të përgjegjshme ka dështuar, sepse ka pasur ofertë vetëm për 10 mijë euro më të shtrejtë sesa vlera e parashikuar e kontratës.
Ministria e Tregtisë, siç shihet e kishte eliminuar ofertën e kompanisë “Beni Dona”, që është në pronësi të biznesmenit Ragip Mustafa, i afërt me LDK-në. Ky biznesmen ka ofertuar edhe në tenderin e Podujevës me kompaninë “Olti Trasing” dhe ka pasur çmim më të lirë se operatori i rekomanduar, por oferta e tij është eliminuar si e papërgjegjshme dhe jo se e ka tejkaluar vlerën e parashikuar të kontratës, ndonëse e ka kaluar.
Katër operatorë ka pranuar komuna për këtë tender. Dy nga to kanë qenë më të lira se oferta e rekomanduar. Por, ato janë eliminuar me arsyetimin se kanë bërë gabime aritmetike në paramasë, ku e kanë kaluar këtë gabim më shumë se 2%.
Në garë kanë qenë “Kompania Prishtina”, me çmim 594,010.00 euro.
“Konstruktori Ing. 1969 shpk”, me çmim 584,961.76 euro.
“Arad 94” shpk, me çmim 628,688.71 euro.
“Olti Trasing”, me ofertë 562,633.54 euro. /Kujdestari.info/