E martë, 16 Dhjetor, 2025

Tender 50 mijë euro, Ferit Idrizi në kohë fushate mbush komunën me kafe e pije

Ndaj

Komuna e Vushtrrisë ka dhënë një tender në vlerë prej 50 mijë eurosh për shërbime me pije, i cili është nënshkruar vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale. Sipas dosjes së tenderit, me këto para do të blihen kafe turke, kafe espresso, makiato, kapuçino, çajra të ndryshëm, lëngje dhe ujë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili njëkohësisht është kandidat për një mandat të ri, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 50 mijë eurosh për furnizim me kafe dhe pije në objektin e komunës.

Kontrata është nënshkruar më 3 tetor 2025, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale, dhe ka kohëzgjatje 24 muaj, shkruan Kujdestari.info.

Ajo parasheh shërbime nga bifeja e komunës dhe përfshin një listë të gjerë pijesh, si: kafe turke, espresso, makiato, kapuçino, çajra të ndryshëm, lëngje frutash, pije freskuese dhe ujë mineral.

Fitues i tenderit është shpallur operatori ekonomik Miridon Sadiku B.I., me adresë në fshatin Sefer Duboc të Vushtrrisë.

“Shërbime me pije nga bifeja e komunës. Data e nënshkrimit te kontratës: 03.10.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 1 Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: Miridon Sadiku B.I.      Vlera e parashikuar e kontratës: 50,000.00 euro”, thuhet nw njoftimin e shpallur.

Në këtë proces ka marrë pjesë vetëm një ofertues, i cili është shpallur fitues nga autoriteti kontraktues.

Kontrata përmban edhe kushte specifike për shërbimin: punëtorët duhet të paraqiten me uniformë (pantallona të zeza, këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe papion të zi), sallat duhet të përgatiten para pritjeve zyrtare me faculeta cilësore, ndërsa gotat dhe filxhanët e kryetarit do të jenë të personalizuara me logon e komunës.

Sipas dokumenteve zyrtare, dërgesat do të kryhen vetëm pas lëshimit të urdhër-blerjes nga autoriteti kontraktues, gjatë kohëzgjatjes së kontratës publike kornizë.

 

Produktet që do të jenë të pranishme në bufen e Komunës:

Kafe turke

Kafe espresso

Makiato e vogel

Makiato e madhe

Nes kafe e madhe

Lato kafe

Kafe Amerikane

Kapoçino e vogel

Kapoçino e madhe

Çaj filter (kamomil, kamomil me mjaltë, hibiskus, brusnic, fruta mali, nana, I zi, xhenxhefil, ment etj)

Qumshtë i ftohtë 200ml

Qumshtë i ngrohtë 200ml

Qumshtë me çokolatë bambi 200ml

Lëngje frutash në shishe qelqi 200ml (pjeshkë, portokall, dredhëz, ananas, vishnje, jus etj)

Pije freskuese në shishe qelqi 250ml të gazuara: (coc-cola, schweps, fanta, biter-lemon, sprite, tonic etj)

Pije freskuese në kanaqe 330ml të gazuara: (coc-cola, schweps, fanta, biter-lemon, sprite, tonic etj)

Ujë I gazuar 500ml – qelqi

Ujë I pa gazuar 500ml – qelqi./Kujdestari.info/.

 

Lexo më shumë

Të tjera