Pas Albin Kurtit, edhe Vjosa Osmani ka vendosur të “freskohet” me frigoriferë të rinj. Zyra e Presidencës këtë blerje e ka bërë përmes një tenderi me vlerë rreth 1 mijë euro. Një ditë më herët, edhe Zyra e Kryeministrit kishte bërë të njëjtin hap, duke blerë frigoriferë.
Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar kontratë për blerjen e frigoriferëve të rinj.

Kontrata është lidhur më 22 gusht 2025 me kompaninë AWA SH.P.K., e cila ishte ofertuesi i vetëm në këtë tender, shkruan Kujdestari.info.
Vlera totale e kontratës është 968 euro, ndërsa sipas të dhënave të publikuara, kompania ka ofruar dy lloje frigoriferësh:
- Frigorifer për pije me një derë
- Kapaciteti neto: 93 litra
- Klasa e energjisë: A+
- Pajisur me ECO LED light dhe ekran LED
- Dimensionet: 84.5 x 47 x 44 cm
- Çmimi: 2 copë
- Frigorifer – vitrinë ftohëse
- Kapaciteti: 380 litra
- Klasa e energjisë: A
- Ftohje me ajër dhe zonë të freskët
- Dimensionet: 204 x 59.5 x 60 cm
- Çmimi: 1 copë

Kompania e zgjedhur ofroi çmimin më të ulët dhe më të lartë njëkohësisht – 968 euro, duke qenë ofertuesi i vetëm.
Vetëm një ditë më parë, Kujdestari.info raportoi për furnizimin me gjashtë frigoriferë të rinj nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kontratë që ishte nënshkruar më 21 gusht 2025.
Kështu, edhe Presidenca ndjek shembullin e Qeverisë, duke investuar në pajisje ftohëse për zyrat e saj.

“Freskohet” pak Kurti, blen frigoriferë për zyre me 1 mijë euro