Të mërkurën është ftuar seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas publikimit të aktygjimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, raporton Kujdestari.info.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të mbahet në orën 11:00 dhe ka në rend të ditës dy pika të papërfunduara:
- Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kujtojmë se seanca e parë konstituive ishte thirrur nga presidentja me 16 prill dhe që nga atëherë janë mbajtur mbi 50 seanca, porse nuk është arritur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve me të cilët do të konstituohej Kuvendi i Kosovës.