Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën plenare ku do të shqyrtohet në lexim të dytë projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Seanca nis në orën 11:00. Ndërkohë, dje ky projektligj kaloi në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ku u votuar për përfshirjen e buxhetit për Komunën e Prishtinës dhe atë të Shtimes, në Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026.
Këto propozime i bëri ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Komuna e Prishtinës dhe ajo e Shtimes i kanë kryer të gjitha kërkesat që nevojitet dhe sot është propozuar përfshirja në pjesën tabelare.
Mw 16 shkurt, me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.