Masa e përkohshme për pezullimin e përpjekjeve të deputetëve për konstituimin e Kuvendit përfundon sot. Ende nuk dihet, nëse Gjykata Kushtetuese do të dalë sot me aktgjykimin e ri, i cili do të tregojë rrugën për konstituimin e Kuvendit.
Në njoftimin e saj për media, Gjykata Kushtetuese që seancat e Kuvendit të ndërpriten nga data 27 korrik deri më 8 gusht.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ex officio masë të përkohshme në rastet KO193/25 dhe KO196/25, të parashtruara nga: Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është të përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25”, është thënë në njoftimin e gjykatës, duke dhënë detaje tjera.
“Gjykata, më 24 korrik 2025, ka vendosur njëzëri: TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25; TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025 në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025; T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve; TË PUBLIKOJ këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025. Për të lexuar Vendimin për ex officio masën e përkohshme klikoni”, është thënë në njoftim.