E shtunë, 14 Mars, 2026

Sot mbyllet afati për propozimin e tarifave të rrymës

Ndaj

Pos reduktimeve dhe telasheve të tjera me rrymën, qytetarët mund të përballen edhe me fatura më të shtrenjta.

Por, a do të ketë sërish shtrenjtim të energjisë elektrike ose jo nuk dihet krejt sigurt pasi deri sot ka afat për t’i propozuar tarifat.

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji, akoma nuk dihet se sa përqind do fryhen faturat.

Megjithatë, ZRrE tha se nuk mund t’i paragjykoi nëse propozimet e operatorëve të sektorit energjetik do të rezultojnë me shtrenjtim të rrymës.

“Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve nga operatorët e sektorit energjetik është data 23 janar 2025. Në vijim, dhe ashtu siç përcaktohet në legjislacionin në fuqi, ZRRE-ja do të ndërmarrë shqyrtimin e detajuar të të gjitha aplikacioneve të dorëzuara. Ky proces përfshin vlerësimin e përputhshmërisë ligjore dhe rregullative, si dhe analizën e kostove dhe supozimeve të paraqitura nga operatorët. Mbi bazën e këtij shqyrtimi profesional, ZRRE-ja do të përgatisë raportin konsultativ, i cili do të publikohet për konsultim me palët e interesit. Në këtë fazë, nuk mund të paragjykohet nëse propozimet fillestare do të rezultojnë në rritje të tarifave për konsumatorët. Çdo ndikim i mundshëm tarifor do të vlerësohet vetëm pas analizës së plotë të aplikacioneve dhe pas procesit të konsultimit publik. Vendimi final do të merret pas shqyrtimit të komenteve dhe vërejtjeve të pranuara gjatë konsultimit, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për RTV21.

Lexo më shumë

Të tjera