E diel, 18 Maj, 2025
HomeEkonomiaSigurimi i Cilësisë -...

Sigurimi i Cilësisë – Roli i procesit “PeerReview” në Statistikat Zyrtare

Vlesimi i Sistemit Statistikor të Kosovës përmes procesit “Peer Reviewme ekipin e ekspertëve të angazhuar nga Eurostati luan një rol thelbësor në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë, besueshmërisë dhe saktësisë së statistikave zyrtare. Derisa qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare mbështeten gjithnjë e më shumë në vendimmarrjen e bazuar në të dhëna, rëndësia e një vlerësimi rigoroz dhe të pavarur të sistemeve statistikore nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Peer Review në statistikat zyrtare është projektuar për tavlerësuar përputhshmërinë e instituteve kombëtare të statistikave (NSI) dhe autoriteteve të tjera statistikore me parimet dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht, si Kodi i Praktikës së Statistikave Evropiane (ESCoP) ose Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara për Statistikat Zyrtare (UNFPOS). Duke kryer vlerësime sistematike, Peer Reviewsiguron që statistikat e prodhuara të jenë të paanshme, metodologjikisht të sakta dhe t’i përmbushin nevojat e politikëbërësve, bizneseve dhe publikut.

Objektivat kryesore të procesit Peer Review përfshijnë:

Sigurimin e pajtueshmërisë me Kodin e Praktikës së statistikave evropiane dhe demonstrimin e këtyre standardeve tek shoqëritë dhe palët e interesuara se sistemet statistikore  bazohen në parimet e Kodit të Praktikës për prodhimin e statistikave zyrtare,
Ndihmesën ndaj instituteve kombëtare të statistikave (NSIs) dhe autoriteteve të tjera kombëtare për Identifikimin e fushave për të përmirësuar dhe zhvilluar më tej sistemet kombëtare me rekomandime të orientuara drejt së ardhmes
Promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në metodologjitë statistikore dhe shpërndarjen e të dhënave.
Nxitjen e harmonizimit të sistemeve statistikore ndërmjetkornizave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Procesi “Peer Review kryhet nga ekspertë të pavarur, të cilët i vlerësojnë agjencitë/institutet statistikore përmes analizës së dokumenteve, konsultimeve me palët e interesuara dhe vizitave në terren. Ekipi i ekspertëve përbëhet nga dy (2) ekspertë të pavarur që kanë marrë pjesë në procesin “PeerReview” të Sistemit Statistikor Evropian, një (1) ekspert nga Eurostati dhe ekspertë të mundshëm nga EFTA/UNECE. Këta ekspertë kanë kompetenca të kombinuara, aftësi dhe njohuri, si dhe së bashku i plotësojnë kriteret e përcaktuara për “PeerReview”.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -