E premte, 13 Mars, 2026

Si u kapën rreth 1 milion euro në Merdar nga Dogana e Kosovës?

Ndaj

Rreth 1 milion euro janë kapur në pikëkalimin kufitar në Merdar të martën nga Dogana e Kosovës, pas një kontrolli në një automjet.

Dogana njoftoi se në hyrje të Kosovës nga Serbia, vetura fillimisht u kontrollua përmes skanimit me rreze X, që identifikoi ekzistimin e një hapësire të dyshimte të modifikuar në dysheme.

Pas këtyre sinjaleve, dogana kërkoi asistencë nga Policia që përmes pajisjes fibroskopike konfirmoi se në veturë janë fshehur rreth një milion euro, që nuk ishin të deklaruara.

Më vonë gjatë ditës, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se i ka ndaluar për 48 orë tre persona, që dyshohen për veprën penale “shpëlarja e parave”. Në raportin policor të së mërkurës, është theksuar se vetura ka qenë me targa të Shqipërisë dhe se të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë.

Ndërkaq mediat në Shqipëri kanë raportuar se në mesin e të arrestuarve është një polic nga Tirana.

Mund të jetë art në lidhje me: plan dhe teksti që thotë "TEKONTROLLOHET"Mund të jetë një imazh i para

Lexo më shumë

Të tjera