E martë, 27 Janar, 2026

Si u bë Trump më i pasur për 500 milionë dollarë?

Ndaj

Kritikët shpesh akuzojnë Donald Trumpin se e bashkon interesin e tij privat financiar me detyrën si president i SHBA-së.

Së fundmi kjo akuzë duket se forcohet edhe më shumë, shkruan Deutsche Welle, pasi kompania Trump Media and Technology Group (TMTG) njoftoi bashkimin me kompaninë energjetike TAE Technologies, në një marrëveshje vlerë rreth 6 miliardë dollarë, që synon përdorimin e teknologjisë së fuzionit bërthamor për prodhimin e energjisë.

TAE është një nga kompanitë private më të vjetra në botë që punon në këtë fushë, mbështetet nga kompani të mëdha si Google dhe Chevron dhe ka mbledhur mbi 1.3 miliard dollarë kapital privat.

Trump themeloi TMTG-në në shkurt të vitit 2021, pas bllokimit të llogarive të tij në X (ish-Twitter), dhe projekti kryesor i saj ka qenë platforma sociale Truth Social.

Ndryshe nga shumë presidentë të mëparshëm, Trump nuk ia ka kaluar pasurinë një fondi të pavarur (“Blind Trust”), por e menaxhon ende përmes familjes – gjë që kritikët thonë se krijon konflikt interesi mes rolit të tij si president dhe fitimeve personale.

Një rritje e kërkesës për energji, përfshirë atë që do të prodhohej nga fuzioni bërthamor, mund të jetë në dobi të bizneseve të tij private – një tjetër pikë që kritikët e shohin si përzierje të interesit publik me atë privat.

Lexo më shumë

Të tjera