E hënë, 18 Gusht, 2025

Shoqata e Ndërtimtarëve: Mungesa e punëtorëve, pasojë e largimit të qytetarëve nga vendi

Ndaj

Faton Hoxha nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës thotë se një nga sfidat kryesore mbetet mungesa e fuqisë punëtore, e cila sipas tij është përhapur në të gjitha fushat, por ndjehet edhe në ndërtimtari.

“Si në secilën fushë, edhe në ndërtimtari ka mungesë të punëtorëve, sepse njerëzit po e lëshojnë Kosovën”, deklaroi ai.

Hoxha ka kritikuar edhe mosangazhimin institucional në kontrollin e kushteve të punës. Edhe pse ekziston një udhëzim administrativ për kushtet minimale të sigurisë, sipas tij, kontrolli mungon.

“Inspektorati i punës duhet të jetë më aktiv dhe të bëjë kontrolle të rregullta, jo vetëm kur ndodh ndonjë aksident”, theksoi ai.

Lexo më shumë

Të tjera