Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve AKB, Agim Shahini, është shprehur ndaj situatës së krijuar pas daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke thënë se humbjet janë shumë milionëshe.
Sipas tij, disa fabrika tashmë janë mbyllur, disa të tjera janë në proces të bartjes së kapaciteteve jashtë Kosovës.
“Humbjet e bizneseve nga dalja me dhunë në tregun e lirë janë shumë milionëshe dhe ka fabrika të cilat janë mbyllë disa janë në proces për të bartë kapacitetin e tyre jashtë Kosove e disa janë duke punuar edhe me humbje pas një kohe dihet saktë sa janë humbjet e bizneseve”, ka deklaruar Shahini për “Front Online”.