Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka cilësuar si “raportim të rremë” lajmet që publikuan një hulumtim në bashkautorësi të tij, e i cili fliste kundër UÇK-së.
Në një konferencë për media, Basha ka theksuar se në punimin e tij nuk përmendet UÇK-ja.
Basha pretentoi se po sulmohet me “të pavërteta” nga caqe të caktuara dhe tha se po sulmohet sikurse ish-presidenti Ibrahim Rugova.
“Duhet kuptuar që unë s’jam ndal asnjëherë dhe nuk do të ndalem dhe puna ime vlerësohet për këto gjashtë vite për secilin që do me pa për punën që kam bërë. Në asnjë moment s’kam marrë asnjë vendim as një veprim që shkon kundër interesave të kësaj Republike”.
Ai ka mohuar se në pjesët ku folët për UÇK-në në hulumtimin e publikuar më 2012 nuk ka kontribuuar, duke thënë se një kolege e tij ka qenë autore.
“Edhe tema ime e diplomës që kam master gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë. Asnjë fjalë të vetme s’e gjeni për UÇK-në, por për depërtimin e islamit fundamentalist. Të njëjtën e thotë edhe profesoresha në fakultetin ku kam studiuar për Bachelor dhe ku kam dërguar me email dhe e cila personalisht ka dërguar një email demantues te mediat se unë kam dorëzuar për publikim vetëm këtë pjesë të hulumtimit. Mbaj përgjegjësi vetëm për këtë pjesë. S’kam shkruar asnjë fjalë e fjali nga kapitujt tjerë”.
“Këto akuza dhe lidhjet e mia me raportin e Dick Martyt janë shumë të ulëta dhe lënduese për mua, por edhe qytetarët e Kosovës sepse sa për dijeninë tuaj, unë ë vitin 2010 kam publikuar shkrim, ku kam bërë thirrje që të luftohet ky raport sepse do të na kushtojë shumë si popull”.