E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Shaqir Totaj çon në “vizitë studimore” në Stamboll asamblistët që po u skadon mandati

Ndaj

Në pikun e fushatës elektorale, Komuna e Prizrenit ka dhënë tenderë për t’i dërguar në Turqi 41 anëtarët e kuvendit komunal dhe katër anëtarë të stafit të komunës, siç thuhet, për vizitë studimore atje, shkruan Kujdestari.info.

Komuna e Prizrenit, e udhëhequr nga kryetari Shaqir Totaj, ka shpallur një tender të quajtur “vizitë studimore” për delegatët dhe stafin e Kuvendit Komunal, me destinacion Stambollin. Ky udhëtim është paraparë vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor, zgjedhje që do të përcaktojnë jo vetëm kryetarin e ri të komunës, por edhe përbërjen e re të Kuvendit Komunal.

Në dokumentin e tenderit, i cili i referohet si “program i vizitës studimore”, parashihen transporti me autobus, akomodimi në hotel me 4 ose 5 yje për katër net, ushqimet dhe vizitat nëpër monumente kulturo-historike të Stambollit dhe Edirnesë. Megjithatë, nga përmbajtja e paramasës është e qartë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë vizite studimore në kuptimin akademik ose profesional, por për një ekskursion turistik, të kamufluar me termin “vizitë studimore”.

Asamblistët, të cilëve u ka mbetur vetëm pak ditë mandat, nuk kanë më asnjë funksion përfaqësues e aq më pak arsye për të marrë pjesë në një vizitë “studimore” jashtë vendit. Në fakt, udhëtimi duket më shumë si një shpërblim i fundit për anëtarët aktualë të Kuvendit Komunal, në prag të zgjedhjeve.

Autoriteti Kontraktues e kishte shpall hapur thirrjen për tenderë në prill të këtij viti, porse pas shumë ankesave të operatorëve ekonomik, nuk kishte arritur ta shpallte fituesin, pasi Operatorët Ekonomik që ishin ankuar kishin pretenduar se ishin favorizuar disa operatorë tjerë.

Për këtë tenderë ishin paraparë 30 mijë euro, derisa, fitues është shpall operatori Arditi Tours me çmimin me të ulët prej 19 mijë e 260 euro. 

Por, si fitoi operatori që njëherë ishte eliminuar

Operatori Ekonomik, Arditi Tours kishte bëbë ankesë ndaj vendimit të Autoritetit Kontraktues që ta eliminoj këtë Operator edhe pse e kishte çmimin më të ulët dhe ishte operator i përgjegjshëm.

Arditi Tours kishte akuzuar Autoritetin Kontraktues për favorizime sepse nuk e kishin respektuar ligjin për të kërkuar sqarime në ofertën që e kishin dërguar.

Mirëpo, Autoriteti Kontraktues sërish e kishte refuzuar ankesën e Arditit ku kishte kërkuar ri-shqyrtim të vendimit për dhënien e kontratës, duke e këshilluar që të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Mirëpo, ndaj vendimit të Autoritetit Kontraktues për dhënien e kontratës, kishte bërë ankesë edhe një operator tjetër, Halimaj Reisen, e cila ishte pranuar pjesërisht nga Autoriteti Kontraktues.

Autoriteti Kontraktues e kishte ftuar sërish Komisionin për rivlerësim të ofertave.

Pas refuzimit të ankesës së Ariti Tours dhe pranimit pjesërisht të ankesës së Halimaj Reisen, me 6 qershor 2025, Autoritetit Kontraktues kishte marrë vendim për pezullimin e shpalljes së tenderit.

Pas gjithë kësaj sage të këtij tenderi, Autoriteti Kontraktues, në këtë rast, Kuvendi Komunal i Prizrenit u kishte kërkuar Operatorëve Ekonomik që të deklarohen nëse duan ta zgjasin vlefshmprinë e ofertës edhe për 90 ditë.

Madje, u ishte thënë operatorëve se nëse nuk pranojnë ta zgjasin validitetin, do të shpallen të papërgjegjshëm.

Pas gjithë kësaj përplasjes mes operatorëve dhe komunës së Prizrenit, Arditi Tours kishte dal triumfues pasi me 17.09.2025 ishte shpallë fitues i këtij tenderi. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera