Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, tha se kanë pasur platformën për pagën minimale dhe kategoritë sociale në zgjedhjet nacionale.
“Në fazën e fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale kemi pas platformë të qartë për çështjen e kategorive sociale dhe të pagës minimale, situata tashmë ka ndryshuar dhe ka degraduar skajshmërish për këto kategori, për faktin që qeveria nuk ka lëvizur asgjë në kuptimin e zhvillimit ekonomik”, tha Shala.
Ai tha se do të insistojnë që paga minimale të rritet sapo institucionet të konstituohen.
“Ne po presim që institucionet e vendit të konstituohen dhe ne të rikthehemi në koncept zhvillimor të vendit dhe do të insistojmë që paga minimale të lëvizë nga pozicioni që tashmë është”, u shpreh ai për Front Online.