E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Seancat dështuan, por 120 deputetët do të pajisen me llaptopë të rinj

Ndaj

Edhe pse legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur ende të zgjedhë kryetarin e saj, duket se nuk ka pengesa për pajisjen e deputetëve me teknologji të re, shkruan Kujdestari.Info.

Kuvendi i Kosovës ka shpallur fituesin e tenderit për furnizimin me 120 llaptopë për 120 deputetët e legjislaturës së re, ani se ajo ende nuk është konstituuar. Sipas njoftimit zyrtar, kontrata me kompaninë fituese pritet të nënshkruhet nesër.

Në tenderin e hapur nga legjislativi, për blerjen e laptopëve të rinj, ishin paraparë 120 mijë euro.

Në këtë tender, kishin ofertuar tetë kompani që merren me teknologji informative.

Tenderin, e ka fituar Grupi i Operatoréve Ekonomiké: EGS & Pattern SH.P.K., e cila kishte dhënë ofertë prej 89 mijë e 970 euro.

Sipas tenderit Kuvendi kishte kërkuar që llaptopët të jenë me përformancë të teknologjisë së avancuar.

Sipas paramasave, Kuvendi kishte kërkuar që laptopët të keni kamera HD ose edhe më e mirë, procesori të jetë i gjeneratës së parafundit, bateria të jetë e qëndrueshme 8 orë, memoria 16 GB, e tjera.

Po ashtu Kuvendi ka kërkuar edhe 60 adaptera shtesë dhe 30 çanta të të njëjtit brend dhe model me laptopin. /kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera