E enjte, 18 Dhjetor, 2025

RTK në krizë financiare, punëtorët protestojnë për pagat

Ndaj

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) protestoi të enjten para hyrjes së Radio Televizionit Publik (RTK) për shkak të vonesave në realizimin e pagave për punonjësit.

Përfaqësuesi i sindikatës së transmetuesit publik, Gëzim Bimbashi, tha se nuk po protestojnë për luks apo “për rritje të pagave”, por për një të drejtë themelore.

Ndërsa, Naile Dema-Selmani nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkoi që urgjentisht kryeministri në detyrë të alokojë pagat e punëtorëve të RTK-së.

Lexo më shumë

Të tjera