E premte, 13 Mars, 2026

Rryma dhe milionat: deputetët kërkojnë hetim për kontratat e energjisë

Ndaj

Kontrata për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në pesë vitet e fundit është bërë temë e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, kërkoi që në kuadër të planit të punës së komisionit të përfshihen edhe kontratat e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike në pesë vitet e fundit.

“Nëse tema e kontratave dhe shitblerjes së energjisë elektrike, bashkë me anekse, kërkon diskutim më të gjatë, më shumë se javën tjetër me qenë në rend të ditës unë nuk besoj se ju nevojitet më shumë kohë për të diskutuar tutje. Sa është blerë energji elektrike dhe sa është shitur. Sa për propozimin e zotëri Ramadani, pajtohem. Për mua prej vitit 2000 me nis nuk prish punë. 2000–2026 dhe krejt shihet pavarësisht partisë. Nuk është çështje politike pasi kemi me pa krejt partitë se sa është dëmtuar buxheti i qytetarit.”

Mirëpo, deputetët e mazhorancës kërkuan që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e radhës, madje edhe të zgjerohet prej periudhës 2000 e tutje.

Kryetarja e komisionit, Rozeta Hajdari, tha se nuk e dekurajon kërkesën e deputetes së LDK-së, mirëpo duhet të merren parasysh edhe kërkesat e deputetëve të LVV-së.

Krahas kësaj, komisioni miratoi fushëveprimtarinë e tij për këtë mandat të legjislaturës së dhjetë.

Lexo më shumë

Të tjera