Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Robert Doll” do të jetë e mbyllur për qarkullim sonte, nga ora 22:30 deri në 02:00 pas mesnatës, për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Sipas drejtorit të Investimeve Kapitale, Sokol Havolli, ndërhyrja do të përfshijë pastrimin e asfaltit të dëmtuar, si pjesë e fazës përgatitore për rikonstruksionin e kësaj rruge.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të qarkullimit në këtë zonë të rënduar të kryeqytetit. Ju lutemi për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar gjatë orëve kur rruga do të jetë e mbyllur,” ka thënë Havolli.
Nga Komuna bëhet e ditur se këto punime janë pjesë e planit të gjerë të investimeve për rritjen e sigurisë në trafik dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në Prishtinë.
Në fund, qytetarët ftohen të ndjekin udhëzimet e policisë dhe sinjalistikës përkatëse gjatë kohës së mbylljes.
“Bashkë për një qarkullim më të sigurt dhe një infrastrukturë më të mirë në kryeqytet”, ka përfunduar Havolli.