E enjte, 8 Janar, 2026

Rritje e remitencave në vitin 2025: 4.2% më shumë para nga diaspora për Kosovën në janar–nëntor

Ndaj

Gjatë vitit 2025, paratë që kosovarët nga diaspora kanë dërguar në Kosovë kanë shënuar rritje. Në periudhën janar–nëntor 2025, remitencat arritën vlerën 1.28 miliardë euro, që është 4.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Vetëm gjatë muajit nëntor 2025, diaspora ka dërguar rreth 104.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 2.9% krahasuar me nëntorin e vitit 2024.

Këto të dhëna për vitin 2025 janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, bazuar në informacione paraprake.

Për krahasim, gjatë gjithë vitit 2024, remitencat për Kosovën arritën në 1.35 miliardë euro, me një rritje më të vogël prej 1.1% krahasuar me vitin 2023, çka tregon se ritmi i rritjes u përshpejtua në vitin 2025

Lexo më shumë

Të tjera