E premte, 13 Mars, 2026

Rreth 100 mijë aplikues për subvencionimin e librave dhe fletoreve të punës

Ndaj

Nga 15 gushti deri me 18 gusht, 96 mijë e 633 prindër kanë aplikuar për subvencionimin e librave dhe fletoreve të punës për nxënësit për vitin shkollor 2025/2026, shkruan Kujdestari.info.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë thënë për Kujdestarin, se deri me tani nuk kanë pasur ankesa për mosfunksionimin e platformës online.

“Numri i aplikimeve që është bërë në E-Kosova nga prindërit për subvencionim të librave dhe fletoreve të punës deri tani ne total eshte 96633 aplikime. Nuk ka probleme në platformën E-Kosova për aplikim. Nuk kemi marrë ankesa nga prindërit se nuk po mund të aplikojnë, perkundrazi procesi eshte duke shkuar shume ne rregull”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Kujdestari.info.

Ndërsa, sa i përket shumës së ndarë nga Ministria për subvencionimin e librave dhe fletoreve të punës, sipas këtij dikasteri nuk ka ankesa nga prindërit se janë të pamjaftueshme për t’i pajisë fëmijët e tyre me libra shkollor.

“Për shumën e mjeteve për t’i blerë librat, po ashtu nuk kemi ende ndonjë ankesë”, thuhet në përgjigje.

Nga ardhja e qeverisë Kurti, librat për nxënësit po subvencionohen direkt përmes prindërve të tyre, duke e larguar formën e dhënies së tyre nga Ministria, siç kishin bërë qeveritë e mëparshme. /www.kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera