E martë, 19 Gusht, 2025

Ramiz “romantiku” – Komuna e Drenasit shpenzon afro 15 mijë euro për lule dhe dhurata

Ndaj

Komuna e Drenasit ka shpallur fituesin e një tenderi me vlerë afro 15 mijë euro për blerjen e luleve dhe dhuratave për institucionet shkollore.

Komuna e Drenasit, e drejtuar nga kryetari Ramiz Lladrovci, ka dhënë  një tenderi me vlerë 14,810 euro për furnizimin me lule dhe dhurata për institucionet arsimore të komunës.

Sipas të dhënave zyrtare, tenderi është dhënë më 11 gusht 2025, ndërsa nënshkrimi i kontratës është planifikuar për 12 gusht 2025.

Fitues i kontratës është shpallur biznesi individual Valentina Sejdiu B.I., e cila ka qenë e vetmja ofertues në këtë procedure, shkruan Kujdestari.info.

“Furnizim me lule dhe kurora për institucionet shkollore R.  Data e dhënies së kontratës   11.08.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 12.08.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Valentina Sejdiu B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 14,810.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit tregohet se me këto para do të blihen disa lloje te luleve, kurore dhe dhurata për mësimdhënës

85 kurora të thjeshta,

materiale dekoruese “gume” dhe 100 metra saten për festa shkollore, me ngjyra sipas kërkesës së drejtorëve të shkollave,

110 buqeta me 10 fije lulesh artificiale secila,

310 buqeta me lule të freskëta – secila me 12 fije të llojeve të ndryshme, të përshtatshme për përdorim në ceremoni si pensionime, ndarje çmimesh, festa të shkollave, dhurata për mësimdhënësit apo homazhe,

1,000 dhurata për mësues,

600 trëndafila natyralë me mbështjellje.

Sipas përshkrimit të dhënë nga komuna, llojet dhe madhësia e luleve do të caktohen varësisht rastit dhe ceremonisë ku do të përdoren, ndërsa materialet dekoruese do të shërbejnë për organizimin e festave nëpër shkolla.

“Kurora të thjeshta Fi  Copw85. Material gume  për festa të shkollave, ngjyra si pas kërkesës se drejtoreve  m 100. Material . saten për festa të shkollave, ngjyra sipas kërkesës se drejtoreve        m 100. Buqet lulesh me 10 fije artificiale, Copë         110. Buqët me lule tw fresketa. Buqeta duhet twkëtw12 fije lulesh të llojeve të ndryshme, me madhësi të kurorës së lulës 5cm. Buqeta, llojet dhe madhësia e luleve duhet të përshtatën përdorimit për cerromoni tw ndryshme: penzionimi, ndarje çmimesh, festash, dhurata, homazhe etj. Copw310. Dhurata për mësues per feste        Copë 1000. Trandafil Natyral me mbështjellje Copw600”./Kujdestari.info/.

Lexo më shumë

Të tjera