Policia njofton se sot rreth orës 16:00, qytetari A.Rexhepi, 32 vjeç nga Ferizaj në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, në parkingun e “Viva Fresh Store”, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi për gjestin human dhe shembullor, duke vlerësuar lartë ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.