E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Qeveria ia ndanë 10 mijë euro organizatës FLOSSK për promovimin e Kosovës

Ndaj

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime, ndarjen e disa mjeteve për promovimin e vendit dhe raportin nëntë mujor të buxhetit për vitin 2025, raporton Kujdestari.info.

Përmes këtyre vendimeve, Qeveria ia ka ndarë 10 mijë euro organizatës FLOSSK për promovimin e Kosovës.

Njoftimi i Qeverisë: 

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Ndarë mjete financiare në shumë prej 10,000€ (dhjetë mijë euro) me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.

Aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Lexo më shumë

Të tjera