Qeveria e Kosovës, në një mbledhje elektronike, ka njoftuar se ka emëruar dy borde në dy ndërmarrje publike qendrore.
Sipas njoftimit të qeverisë, bordet e emëruara janë në Korporatën energjetike të Kosovës (KEK) dhe në Postën e Kosovës.
Në bordin e KEK-ut janë emëruar: Valdrin Krasniqi, kryesues, Merita Kasapolli, anëtare, Filloretë Gashi-Sadiku, anëtare dhe Shpetim Zharku, anëtar.
Ndërsa, bordi i Postës së Kosovës do të ketë këtë përbërje: Gëzim Paci, kryesues, Safije Beseni, anëtare, Sebahate Rexha, anëtare dhe Visar Nura, anëtar. /Kujdestari.info