E premte, 6 Mars, 2026

Qeveria dje miratoi disa projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, dy kërkesa i dërgohen presidentes

Ndaj

Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike të mbajtur dje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë-Mitrovicë”, kredi shtesë, ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Europiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”.

Po ashtu është miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe BERZH-it për projektin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua edhe kërkesa e Komunës së Zubin Potokut për aprovimin e buxhetit pas miratimit të buxhetit 2026 nga Kuvendi Komunal.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”, si dhe vendimi për të kërkuar nga presidentja e Republikës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Zhvillimi i Sektorit Financiar në Kosovë”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja e Republikës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për “Programin e Kredisë të Bazuar në Politika”.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe KfW – Frankfurt am Main për programin e kredisë së bazuar në politika.

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes së grantit mes Kosovës, Fondit për Efiçiencë të Energjisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike, kjo në kuadër të programit rajonal për efiçiencën e energjisë për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë mbledhjes u miratua edhe lidhja e marrëveshjes së granitit për projektin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike, në kuadër të fondit danez për Kosovën – Partneriteti për Tranzicion të Gjelbër dhe të Drejtë në Kosovë.

Lexo më shumë

Të tjera